Kancelari austriak Sebastian Kurz i Partisë Popullore të qendrës së djathtë ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ai i ka bërë thirrje Presidentit që të zhvillohen zgjedhje të reja sa më shpejt të jetë e mundur.
“..Une nuk erdha ne pushtet per karrigen time. As per te permbushur nje ego. Erdha per te dhene ndihmesen per Austrine por, une nuk mund te qendroj ne pushtet ne kete situate prandaj, sot jap doreheqjen dhe therrase zgjedhje te parakohshme,”- tha Kurz.
Paraditen e sotme, Zv.kancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqjen nga posti një ditë pas publikimit të videoskandalit.
Në videon e pubikuar dukej zv.kancelari, një politikan dhe një manjate ruse duke bërë pazare për të fituar zgjedhjet e vitit 2017. Ndër planet e diskutuara ishin edhe ato të blerjes së shtypit.