Skandali i një videoje/ Del filmi i fshehtë nga viti 2017, jep dorëheqjen…

0
134

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, ÖVP, e pranoi dorëheqjen, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Më parë Kurz kishte përjashtuar mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache. Dorëheqja e 49-vjeçarit shihej si e pritshme. Strache dorëzon edhe postin e kryetarit të partisë, FPÖ.

Austria u trondit së fundmi nga skandali i një videoje. Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache tregohet i gatshëm që t’i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare.

Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPÖ apo do të kërkojë zgjedhje të reja. Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPÖ, Norbert Hofer./DW/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here