“Rama një burracak që fshihet pas uniformës”, Bardhi: Dhunuesit e Dollapit do mbajnë përgjegjësi

0
91

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” Gazmend Bardhi sqaroi edhe dhunën e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, në protestën e 11 majit. Lidhur me pamjet ku Sahit Dollapi duket se qëllon ndaj forcave të policisë, Bardhi tha se dy drejtues të lartë e ofenduan dhe ai ka hedhur një shihe ujë.

Për sekretarin organizativ të PD-së policia nuk ka bashkëpunuar me organizatorët e saj, pasi sic tha ai, skenari i policisë është vetëm dhuna. Bardhi u shpreh se sekretari organizativ i PD-së u dhunua me urdhër politik të Edi Ramës.

“Rama i ka vënë zjarrin Shqipërisë prej 6 vitesh,i ka vënë zjarrin shtepive të shqiptarëve,  është në kushtet që përdor gaz në dhomën ku flejnë të mitur, për t’i nxjerrë nga shtëpitë, e zemërata e tyre sa vjen e rritet, detyra jonë është të menaxhojmë këtë zemëratë. Janë me mijëra qytetarë në shesh për shkak të zemëratës dhe asnjë punonjës policie të lënduar. Policia nuk ka bashkëpunuar me organizatorët e tubimit sepse skenar i saj është skenari i dhunës.” U shpreh Bardhi ndërsa sqaroi edhe pamjet e publikuara në media të sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapit.

“Dy drejtues të lartë e ofenduan dhe ai ka hedhur një shihe ujë. Ka qenë në vijë të parë, krah punonjësve të policisë, dhe akti që mori në këmbim, ishte një dhunë cnjerëzore ndaj tij. Krimineli me uniformë do të marrë përgjigje personale e  institucionale. Me urdhër politik ka kërkuar sekretarin organizativ ka provokuar atë situatë dhe ka dhunuar Dollapin. Ai është kallëzuar por në kushtet kur prokuror është edi rama, nuk presim të veprojë ndaj atij individi. Është politike, është një burracak që fshihet pas uniformës. “ U shpreh Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here