Nuk pranon të bëjë testin e atësisë, 5000 euro në ditë gjobë për ish-Mbretin e Belgjikës

0
98

Një gjykatë  belge ka urdhëruar ish-Mbretin e vendit që të paguajë 5000 euro në ditë gjobë deri sa të pranojë t’i nënshtrohet testit të ADN-së për të zgjidhur një çështje të hershme ligjore ku një grua pretendon se është vajza e tij.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Mbreti Albert II, 84 vjeç, duhet të paguajë shumën e caktuar për çdo ditë që ka refuzuar të zbatojë urdhrin e Gjykatës, dhënë vitin e kaluar, duke bërë që artistja Delphine Boel, 50 vjeç, e cila pretendon se është vajza e tij, të përfitojë kështu një shumë të majme.

Avokati i Mbretit, Guy Hiernaux, i tha CNN se Alberti ishte jashtë vendit deri të dielën, por nuk kishte arsye pse të mos e bënte testin, pasi do të mbetet i fshehtë. Nëse ai rezulton vërtet të jetë babai, zonja Boel do të marrë emrin Delphine Van België dhe me dekret mbretëror mund të përfitojë edhe titullin e Princeshës.

Alberti, i cili abdikoi nga froni gjashtë vjet më parë duke ia lënë atë djalit të tij Philippe, nuk e pranon pretendimin e Boel dhe prej një dekade palët janë përplasur në Gjykatë. Deri tani është vërtetuar përmes testit të ADN-së vetëm se zonja Boel nuk është e bija e babait të saj ligjor, Jacques Boel, trashëgimtar i një prej dinastive më të pasura industrialiste të Belgjikës.

Mbreti Albert II dhe Mbretëresha Paola.

Identiteti i saj u bë pjesë e debatit publik pas botimit të biografisë së Mbretëreshës Paola, gruas italiane të Mbretit Albert, në vitin 1999, ku ajo pranonte si bashkëshorti kishte një lidhje të gjatë jashtë martesore prej së cilës kishte lindur edhe një vajzë në vitet 1960.

Alberti, i cili momentalisht nuk kryen asnjë detyrë publike, ka pranuar se martesa e tij kishte vështirësi. Të tre fëmijët e tij me Mbretëreshën Paola janë më të mëdhenj në moshë se Boel. Trashëgimtare e fronit tani është Princesha 17-vjeçare Elisabeth, vajza e Mbretit Philippe dhe Mbretëreshës Mathilde.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here