“Nën pushtetin” e krizës! Rama thërriti mendjes! Koha e marrjes së përgjegjësive!

0
135

Vendi prej kohësh ndodhet “nën pushtetin” e krizës politike kushtetuese. Shkaqet e kësaj krize të gjithanshme në vend, duke shtuar edhe fenomenet e varfërisë, emgrimit masiv, korrupsionit dhe krimit, janë të ditura.

Mazhoranca qeverisës është padyshim përgjegjesja kryesore për këtë situatë ku ndodhet vendi. Përmes kapjes së reformës në drejtësi dhe shkrirjes së Gjykatave në vend ( Kushtetueses dhe të Lartë) përfundimisht kemi të bëjmë me nnjë mungesë të theksuar të shtetit ligjor. Por përtej kësaj, gfaktet e shumta që vërtetuan, jo vetëm nga meidat vendose, por edhe ato ndëkrombëtare mbi dosjet e famshme qëflenë në Prokurori, vërtetuan edhe një herë se zgjedhjet e 2017-ës qartazi sihin të ndikuara dhe se PS nuk erdhi në pushtet e vetme përmes votës së lirë.

Vendimi i opozitës për djegien e mandatave, e cila asnjëherë më parë nuk u dëgjua në Parlament me alternativat e saj për të ndlaur paligjshmërinë e Qeverisë, padyshim thelloi krizën. Por opozita theksoi se kjo ishte zgjidhja përfundimtare përballë një mazhorance shurdhmemece që nuk do t;ja dijë për ligj, kushtetutë e shtet.

Aktualisht vendi ndodhet në një spirale të rrezikshme që mund të sjellë pasoja fort të rënda për vendin. Është padyshim koha për të reflektuar e për ti thënë ndal thellimit të krizës dhe dërgimit të saj drejt një skaji ku nuk do ketë më kthim. Kryeminsitri duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e një shtetari dhe duhet t’i hapë rrugë zgjehdjeve të lira e të ndershme. Nëse ëhstë krejt i sigurtë për votat e 2017-ës nuk do ta ketë asnjë prblema ta konfirmojë rezultain edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Por Qeveria tranzitorie padyshim është e nevojshme në kushtet kur besimi me Ramën kryeministër në proces zgjedhor, opozitës i ka humbur tërësisht. Dhe faktet e bëra publike, shumë prej tyre ende të fshehura në dosje vërtetojnë akuzat e opozitës.

Është koha e marrjes së përgjegjësive nga liderët politike, pasi vendi nuk mund të shkojë drejt konfliktit politik thjesht për tek pushteti. Për të shmangur çdo skenar të rrezikshëm, vlen të hiqet pak nga pushteti, për më tepër që kjo do bëehet për ti dhënë vendit sa më shukë besueshmëri në procesin e ardhshëm zgjedhor. Me një qeveri tranzitore të gjithëpranuar, padyshim vendi do sigurointe një palë zgjedhje të pranuara nga të gjitha palët dhe rezultati i tyre do ishte i pakontestueshëm. Nëse Rama do fitonte sërish, ta gëzonte pushtetin. Por është thelbësisht e rëndësihme ti hapet rruga zgjidhjes së krizës për të shmangur çdo skenar të konfrontimit mes shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here