Koncesioni Tiranë-Durrës, qeveria shqiptare transparencë zero…

0
119

Nga Gjergji Erebara

Ne e kemi të vështirë të gjykojmë mbi të mirat dhe të këqijat e një kontrate koncesionare për Autostradën Tiranë-Durrës për shkak se qeveria shqiptare zakonisht ka transparencë zero.

Ky aktuali i prezantuar në media është një plan tërësisht jotransparent pa kurrfarë llogaridhënieje dhe pa kurrfarë mundësie për të gjykuar mbi kostot dhe përfitimet e taksapaguesve. Në rastin e parë, atë të rrugës së Kombit, e vërteta është se kontrata ka klauzola sekrete, të cilat nuk janë bërë publike, dhe për të cilat ne nuk jemi në gjendje të gjykojmë nëse kontrata sjell apo jo përfitime publike.

E vetmja gjë që na mbetet të bëjmë në situata të tilla është që të besojmë ose të mos besojmë se qeveria na e do të mirën.

Pra, nëse kontratat mbahen sekret, dhe kostot e përfitimet mbahen të panjohura për ne, neve na duhet të mbështetemi te supozimi se qeveria është shumë e ndershme dhe bën çdo gjë në të mirën tonë.

Është anormale që kontrata të tilla afatgjata të mbahen sekret dhe është normale të dyshosh se taksapaguesi do të jetë i humbur nga kontrata të tilla sekrete. Për më tepër, nuk është se jemi vetëm ne si qytetarë që dyshojmë se kontrata të tilla janë të dëmshme. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që është një institucion me ekspertizë të lartë në këto punë, kërkon që Shqipëria të mos japë kontrata të tilla koncesionare.

Pastaj në rang teorik ne mund të diskutojmë pa fund mbi të mirat dhe të këqijat e rrugëve të privatizuara apo rrugëve me pagesë. Teoritë aktuale sugjerojnë se privatizimi i rrugëve apo objekteve të tjera të infrastrukturës kyçe nuk sjell të mira për shkak të konfliktit të brendshëm mes interesit afatshkurtër të privatit për maksimizimin e fitimit dhe interesit afatgjatë të shoqërisë për zhvillim të qëndrueshëm. Shih p.sh., kontratën e koncesionit të aeroportit të Rinasit.

E vërtetë, Shqipëria mori një terminal të ri. E vërtetë gjithashtu, interesi normal i koncesionarit për të maksimizuar fitimet e veta ka penalizuar të gjithë zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Shqipëria ka problem kryesor korrupsionin e gjithëpërhapur në çdo qelizë të administratës publike. Në këtë nivel korrupsioni, është e paarsyeshme të harxhojmë kohë duke shqyrtuar të mirat apo të këqijat hipotetike të një kontrate koncesioni./BIRN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here