“Tre breza të një dere, Diktatori, i biri dhe nipat. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër”

0
84

Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar të premten një foto historike të ish-diktatorit Enver Hoxha, ndërsa ky i fundit shfaqët me të birin dhe nipat para trofesë së gjahut.

Si diçiturë të fotos, Dervishi ka vendosur një shpjegim të shkurtër, ku tregon përpjekjen e Enver Hoxhës për t’u mësuar pasardhësve erën e gjakut.

Shënimi i plotë:

Era e gjakut!

Zakonisht ambientalistët protestojnë kur shohin foto gjuetie me kafshë të vrara. E kanë si reagim të natyrshëm për mbrojtjen e natyrës. Ja një foto e vitit 1982 që flet shumë. Janë tre breza të një dere. Diktatori, i biri dhe nipat. Përpara janë 4 derra (?) të egër të vrarë në gjueti. Të gjithë kënaqen me gjak. Më i madhi i fotos e vrau dhe gjakosi popullin e vet si askush tjetër, kaloi çdo pushtues për nga dëmet dhe çorientimet mendore që i solli. Kënaqet i madhi, ngazëllehen të vegjlit. Edhe ata duhet të mësoheshin me erën e gjakut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here