Standard.al

“S’ma merrte mendja që idetë e Jeremiçit dhe Daçiç,  t’i dëgjoja sot si ide nga goja e Ramës dhe  Thaçit”

0

Gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Londër, kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk ka pa prekur edhe çështjen e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Kreu i opozitës pohoi për herë të parë se, propozimi për ndryshimin e kufijve të Kosovës i është bërë edhe atij nga ana e palës serbe.

“Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish Minisitri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozuar. Kanë ardhur, në atë kohë,  autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin. Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftrave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hashim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!”, u shpreh Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.