Standard.al

Mahniten banorët!!!! Shfaqet një imazh i pabesueshëm që duket si Jezu Krishti…

0

Një imazh i pabesueshëm që duket si Jezu Krishti është kapur në qiellin e Argjentinës. Fotoja u bë në qytetin e San Salvador de Jujuy dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ajo u realizua nga Monica Aramayo, e cila e bëri foton me telefon celular. Në imazh shihen rrezet e diellin që kanë depërtuar retë, duke formuar një figurë që duket sikur ka hapur krahët.

Përdoruesit në rrjete sociale e krahasuan me portretin e Jezu Krishtit, në veprat e artit të Rilindjes. Fotoja solli reagime të shumta. Një përdorues në rrjetet sociale shkruajti: “Së shpejti Zoti do të vijë për ne dhe ne duhet të jemi gati”.

“Faleminderit për imazhin që na lejon të vazhdojmë në rrugën tonë dhe të kemi më shumë shpresë për të nesërmen”, shkruajti një tjetër. Sigurisht që imazhi nuk i mahniti të gjithë: “Unë personalisht shoh vetëm rrezet e diellit që dalin nga retë, por njerëzit shohin atë që duan të shohin”, shkruajti një tjetër përdorues.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.