Sot seancë parlamentare, të rinjtë e FRPD dhe LRI protestë…

0
114

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 për të votuar disa projektvendime dhe projektligje.

Në rend të ditës janë për tu votuar raporti i INSTAT, raporti i Agjencisë së Prokurimeve Publike, por edhe dekreti i Presidentit për ligjin e vetingut në polici.

Meta nuk i votoi ndryshimet në ligj të propozuara nga Sandër Lleshaj dhe sot parlamenti pritet të votojë pranimin e dekretit, ose rrëzimin e tij.

Ndërkohë të rinjtë e Partisë Demokratike dhe LSI-së, kanë paralajmëruar një protestë simbolike. Pritet që të vendosen disa parulla jashtë parlamentit.

Nga ana e saj policia nuk ka marrë masa të shtuara, pasi nuk është parashikuar të ketë incidente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here