Standard.al

Presidenca është zbukuar si kurrë më parë/ Meta me fëmijët: Bashkë për një Shqipëri më të begatë…

0

Presidenca sot është zbukuar si kurrë më parë, pasi ka pasur vizitorë të veçantë. Janë një grup fëmijësh të shkollës 9-vjeçare ”Skënder Çaçi”, të cilët janë pritur në një takim nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një postimi në facebook, Kreu i Shtetit thotë se shkëlqimi në sytë e tyre, i zëvendësoi diellin e munguar këto ditë në kryeqytet. Më tej, Presidenti ka dhënë mesazhin për të punuar të gjithë së bashku, pasi kështu Shqipëria do të bëhet më e begatë dhe më e bashkuar.

”Të mbështetemi fort në ëndrrat dhe çiltërsinë e fëmijëve, për të punuar të gjithë bashkë për një Shqipëri më të begatë e më të bashkuar”,-shkruan Presidenti Ilir Meta.

Postimi i plotë

Vizita e një grupi fëmijësh të shkollës 9-vjeçare “Skënder Caci” në Tiranë, ma zbukuroi ditën. Shkëlqimi në sytë e tyre, më zëvendësoi diellin e munguar këto ditë në kryeqytet, ndërsa pyetjet e tyre të mençura e befasuese, më rritën shpresën për të ardhmen e ndritur të kombit tonë! Të mbështetemi fort në ëndrrat dhe çiltërsinë e fëmijëve, për të punuar të gjithë bashkë për një Shqipëri më të begatë e më të bashkuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.