Standard.al

Pasi vulosen “kazan” “Zeri i Amerikes”, dje ishte rradha e “Bild” por Bild “ka ngrënë” ca më të fortë se Rama…

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale,  ironizon qëndrimin e zyrtarëve të Tiranës, të cilët akuzojnë gazetën e rëndësishme gjermane se është blerë nga opozita.

“Gazeta më e madhe dhe më e rëndësishme e Evropës dje u shpall si “e blerë” nga opozita…!!!”,- shkruan Paloka.

“Prisni kur të dalë Tao Palla sot e të thotë që opozita e bleu “Bild” me paratë e drogës ose me milionat që grabiti ne aeroportin e Rinasit (e me që “ra fjala”; ku janë 10 milionë eurot e bandës që “shkatrroi” Lleshi i Ramës…???!!!):- vijon ish-deputeti demokrat.

Postimi i plotë i Palokës:

Pasi vulosen “kazan” “Zeri i Amerikes”, dje ishte rradha e “Bild”.
Gazeta me e madhe dhe me e rendesishme e Evropës dje u shpall si “e blerë” nga opozita…!!!

Prisni kur te dal Tao Palla sot e të thotë që opozita e bleu “Bild” me paratë e droges ose me milionat qe grabiti ne aeroportin e Rinasit ( e me që “ra fjala”; ku jane 10 milion eurot e bandës që “shkatrroi” Lleshi i Ramës…???!!!)

Rama është kthyer fix si ai gomari i fabulës që ndërsa e hante ujku thoshte me vete “ Jam në ëndërr”

“Bild” “ka ngrënë” ca më të fortë se Rama. Të paktën për një gjë duhet ta kenë sqaruar “liderin magjepsës” se “Bild” lexohet e besohet atje ku merren vendimet, ca më shumë se fletushkat e propagandës që shpërndan Rama edhe nga ndonjë zyrë diplomatike në Tiranë…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.