Standard.al

Luan Rama i përgjigjet Ballës: Lajthitje, e lëshon gojën pa fre…revolte qytetare përballë arrogancës

0

Luan Rama në studion e lajmeve të RTV Ora, iu përgjigj kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha sot në Parlament se molotovët e opozitës gjatë protestave përbëjnë akte terroriste. Luan Rama tha se në gjuhën juridike kjo quhet lajthitje në objekt.

Beti Njuma: Lulzim Basha deklaroi që jemi në kushtet e një  grushti shteti. Sot Taulant Balla tha se opozita po kryen akte terroriste dhe e kishte fjalën për përdorimin e bombave molotov gjatë dy protestave të fundit.

Luan Rama: Edhe lëshimi pa fre i gojës për të etiketuar protestën qytetare si akt terrorist është çështje papjekurie, ose në terma juridike është lajthitje në objekt. Nga ana tjetër natyrisht kemi të bëjmë me protestë nuk kemi të bëjmë me ballo dhe kemi të bëjmë me protestë në kushtet e një revolte qytetare përballë arrogancës dhe sfidimit cinik nga ana e qeverisë përmes fyerjeve dhe talljeve. 

Luan Rama kishte edhe një opinion për deputetet e opozitës së re, të cilët i frikësohen një aleance mes Ramës dhe Bashës.

Luan Rama: Ata kanë vlerën e tyre si emra individualë, por flas në kuptimin e përfaqësimit publik, politik dhe të qëndrimit opozitare, për mua ata janë referenca të pavlera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.