Kryemadhi takon Nancy Pelosin: Model i fortë për gratë dhe vajzat e Shqipërisë…

0
209

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi zhvilloi në SHBA një takim me Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.

Në një postim në Facebook Kryemadhi ka njoftuar se me znj. Pelosi bisedoi mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ja postimi i plotë

Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.

Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here