Standard.al

Deklaratë e fortë, ish-deputeti: Rama fakton se i infiltruari i PS, është përgjegjës për vrasjet e 21 janarit

0

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, thotë se Rama e faktoi se i infiltruari i PS-së është përgjegjës për vrasjet e 21 janarit. ”Kryeministri thotë që kryetari i grupit të zjarrit paska qenë i infiltruar, që do të thotë që ky njeri paska nxjerrë i formacione të klasifikuar. E me pak fjalë gardisti kandidat për kryebashkiak ka cënuar sigurinë kombëtare. Për raste të tilla Xhorxh W Bush i ka çuar këta individë si tradhëtarë në Guantanamo, ndërsa Edvini i bën kryetar bashkie. Si nuk është arrestuar akoma? Kjo është një akuzë direkte e Kryeministrit”,-shkruan Balliu.

Postimi i plotë

Kryeministri thotë që kryetari i grupit të zjarrit paska qenë i infiltruar, që do të thotë që ky njeri paska nxjerrë i formacione të klasifikuar. E me pak fjalë gardisti kandidat për kryebashkiak ka cënuar sigurinë kombëtare.

Për raste të tilla Xhorxh W Bush i ka çuar këta individë si tradhëtarë në Guantanamo, ndërsa Edvini i bën kryetar bashkie. Si nuk është arrestuar akoma? Kjo është një akuzë direkte e Kryeministrit.

Zonja Marku keni Edi Ramën dëshmitar publik që ky njeri ka nxjerrë i formacione të Gardës që mbron institucionet, pra sigurinë kombëtare të vendit. Duhet drejtësi për gardistin kryebashkiak dhe kryeministrin gardist. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një parti politike të infiltrojë njerëz në një protestë ku u vranë qytetarë por kjo vërteton se Rama mund të ketë infiltruar dhe vrasës të tjerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.