Çfarë po ndodh?! Rama thërret në takim urgjent kandidatët e PS për kryebashkiakë

0
126

Ndërsa opozita vijon të protestojë dhe të deklarojë se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, mazhoranca nga ana tjetër vazhdon me përgatitjet. Burime të Lapsi.al mësojnë se sot pasdite 61 kandidatët e PS-së për bashkitë janë njoftuar për një takim me kryeministrin Edi Rama të shtunën paradite. Takimi pritet të organizohet në selinë e PS-së.

Ende nuk ka asnjë informacion se për cfarë do të diskutohet konkretisht, por tema kryesore janë patjetër zgjedhjet. Rama do të japë porositë e tij për kandidatët në një fushatë pa garë e në disa raste me garë farsë me kundërshtarë të sajuar nga partitë e tjera të vogla.

Në kushtet kur opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sfida kryesore e Ramës është të nxjerr sa më shumë njerëz për të votuar. Atij i duhet pjesëmarrje e lartë për të legjitimuar deri diku kandidatët e vet fitues në një fushatë pa garë.

Rama e di shumë mirë që zgjedhjet pa opozitën kanë për të qenë një farsë, por pavarëisht kësaj ai refuzon të bëjë hapa pas për përmbushjen e kërkesave të saj; qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here