Standard.al

Maliqi: Deputet nga sistemi i korruptuar

0

Lefter Maliqi pranoi mandatin e deputetit nga lista e PD-së. Këtë të mërkurë në Opinion ai ka treguar arsyet pse pranoi të marrë mandatin. Sipas Maliqit, ai është deputet për shkak të këtij sistemi të korruptuar politik. “Hera e dytë që jam deputet. Rasti im është i veçantë, për shkak sepse ma kishte borxh PD mandatin, që nga 2009, 20013 për shkak të votave dhe mbështetjen të elektoratit. Dhe për shkak të një zhgënjimi. Unë jam deputet për shkak të këtij sistemi të korruptuar politik, unë dhe ata që ishim dhe ata të PS. Jam deputet dhe në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. Përfaqësoj demokratët e Beratit më mirë se ai që ka qenë”, theksoi Maliqi.

Por çfarë bindje ka ai, i majtë apo i djathtë?

“Nuk kam qenë asnjëherë socialit, kam kandiduar në 2005 me LSI. Çdo lëvizje e imja ka të bëjë me interesat e tyre banorëve. Jam i pavarur aktualisht, nuk pranova të jem pjesë e një grupi parlamentar”, tha Maliqi, i cili më pas ka qenë punonjës i administratës./ Opinion.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.