Digjet gjatë natës makina e gruas së gjyqtarit Sokol Binaj

0
146

Gjatë natës së kaluar në territorin e komisariatit nr.2 në Tiranë është djegur një mjet tip “Opel Corso” ngjyrë vishnje, e cila ishte  parkuar në rrugë.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se makina e djegur rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj. Bashkëshortja e Binajt punon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:00 në rrugën “Grigor Heba” në kryeqytet, ndërsa makina ishte me targë “TR 9837 S”.

Njoftimi i policisë:

Në mesnatë në rrugën “Grigor Heba” në kryqëzim me “Gjik Kuqali”, në parking ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta në mjetin në pronësi të shtetases L.B. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here