Besa nuk duhet shkarkuar, duhej të mos ishte aty ku është…

1
237

Dr. Ndriçim Mehmeti

Në një letër të hapur të akademikut Artan Fuga, i kërkohej Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës që të shkarkohej Ministrja e Arsimit, znj. Shahini, për fajtin se me ligjin e paraqitur për reformimin e Akademisë së Shkencave, kishte cenuar rëndë këtë institucion dhe se kërkonte shkrirjen e saj.

A do të mjaftonte vetëm ky argument, për shkarkimin e Besës?

Në një vend normal po. Nëse vërtetohen të gjitha pretendimet e Profesor Fugës dhe ka shkelje të proceduarve ligjore dhe atyre administrative kaq mund të mjaftonte. Kjo mbetet për tu parë e verifikuar. Por kjo mund të ndodhte në një vend normal, me njerëz normal  e të përgjegjshëm, të cilët mbajnë përgjegjësi për postin që kanë marrë, por jo në këto kushte që jemi. Besa ka patur me dhjetëra raste, kur duhet të jepte dorëheqjen dhe nuk e dha dhe nuk ka për ta dhënë asnjëherë. Le të kthejmë në kujtesën tonë, raste kur Besa duhet të shkarkohej.

-U helmuan fëmijë në shkollat e Dibrës dhe Besa nuk doli are të fliste si zëvendës ministre përgjegjëse për arsimin parauniversitar.

– U helmuan fëmijë në një shkollë të Bulqizës dhe Besa nuk u duk fare në ekran.

-U përdhunua një vajzë në Kavajë dhe Besa përsëri nuk doli e as pipëtiu asnjë fjalë për përgjegjësitë e institucioneve arsimore të Kavajës dhe shkollës “Rilindja” në Kavajë. Ah po, se desh harrova. Po doli një mësues që i bërtet fëmijës, Besa çahet, ndahet e p[përbetohet se do të bëjk namin, vetë ajo, “për të vënë në vend nderin e shkollës”, që në fakt ka ikur në drejtim të paditur me kohë e me vakt.

-Rrëmbehen fëmijë nga shkolla, pak lm nga zyra e saj dhe Besa përsëri nuk ka faj dhe as që nuk merr mundimin të informoj publikun.

-Besa kishte përgjegjësinë që të ulej me sindikata e arsimit dhe të përcaktonte masën e shpërblimit për mësuesit, në përputhje me aktet ligjore të miratuar nga Qeveria dhe Kontratën Kolektive të nënshkruar nga MASR dhe Sindikatat. Ajo nuk e bëri dhe nuk  mbajti asnjë përgjegjësi për këtë shkoje të ligjit me pasojë financiare në dëm të mësuesve.

-Besa si zëvendësministre e arsimit, brohoriti për nismat që shkatërruan arsimin: 3 lëndë në 6 orë, bëjmë detyrat e shtëpisë në klasë, shkolla me ushqim, oficeri i sigurisë në shkolla e shumë të tjera si këto që kanë dështuar njëra pas tjetrës. Besa jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi, por po e thellon dëmin në arsim përditë e më shumë.

-Besës i ra rasti të “reformojë” Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore në një model që nuk e gjen askund, por Besa përsëri nuk mbajti përgjegjësi.  Përkundrazi Besa e quan sukses, shkatërrimin e institucioneve, për të cilat është investuar vite e vite të tëra.

– Besa duartrokiti ngritjen e shkollës së drejtorëve, militantë të thekur të Partisë, me qëllimin e vetëm politizimin e shkollës. Besa na e shiti këtë si model izraelit, por jam i sigurt se vetë nuk ka asnjë ide se përse shërben kjo shkollë, mjafton që i shërben shefit të saj suprem.

-Besa e nxitur nga padroni i saj, Kryeministri i vendit, ndërmori një fushatë linçimi, denigrimi, disinformimi me qëllim shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës. Kur Presidenti i Republikës ja përplasi në fytyrë paligjshmërinë, Besa në vend që të jepte dorëheqje ju turr Kryetarit të Shtetit, e nxitur si gjithnjë nga shefi i saj, Kryeministri.

-Besa doli në rrugë me një tabor drejtorësh e bë mburojë se mos ja qëllonin a shanin paraardhësen e saj, por u zbyth e u fut e kërrusur në Ministri. Pastaj doli e i dëndi me gënjeshtra studentët dhe gjeti shkakun se kush e pengonte reformën e shefit të saj, në arsimin e lartë: Rektori i Universitetit të Tiranës.

-Besa duhet të jepte dorëheqjen për VKM për pranimin e maturantëve në Institucionet e Arsimit të Lartë i miratuar pak ditë më parë. Por ajo nuk e bëri dhe nuk ka për ta bërë.

Pse Besa nuk duhej të ishte atje ku është?

Ka një shumësi arsyesh, faktesh e argumentesh. Besa nuk ka kualifikimin e duhur, as përvojën, as kontribut e as eksperiencë personale në fushën e menaxhimit të arsimit. Nuk ka qenë kurrë mësuese, pedagoge, punonjës e administratës së një institucioni arsimor në Shqipëri. Nuk ka kryer as një vit shkollor në Shqipëri, as ajo as të afërmit e saj. Me pak fjalë ka zero informacion për sistemin arsimor në Shqipëri. Besës me siguri i ka ardhur çudi kur ka dëgjuar emrin e saj dhe fillimisht, ndoshta ka menduar se bëhet fjalë për Besën e Shqipërisë, pedagogen e ekonomikut. Ajo që e ka bindur ka qenë telefonata e ndonjë burokrati a ndonjë femre që i ka thënë : “Zemër më tha Shef i madh që duhet të paraqitesh në punë. Urime je bërë zëvendësministre e arsimit”. Besa nuk e ka bërë dysh kërkesën e Shqipërisë, ka bërë gati do plaçka utilitare për këtë rast, ka leshura dhe një deklaratë bombastike vetëmburrje, se “i vjen mirë që Kryeministri Rama, e ka vlerësuar për kontributin e saj në fushën e arsimit” (se për çfarë kontributi e ka fjalën e di vetëm Besa dhe shefi i saj) dhe u paraqit drejt e në ministri. Prej kohës që mori detyrën e deri tani Besën më së shumti e njohin për mufkat e saj, fjalorin që nuk i përshtatet aspak ministres së arsimit dhe për paraqitjet e saj në Komisionin e Edukimit, sa herë që Nikolla përtonte të shkonte, ijste nw permanent apo kishte frikë të paraqitej përpara deputetëve. Nuk i mungonte buzëqeshja, kishte një vetë vlerësim të lartë për veten ku shprehej se “une jam gati të flas për gjithçka doni ju e mandej ju intervenoni me pyetjet tuaja”. Por në realitet Besa nuk di asgjë dhe nuk ka për të mësuar ndonjë gjë sepse nuk ka ndonjë interes. Nuk e lidh asgjë me këtë vend. As e shkuara, as e sotmja as e ardhmja. Në të shkuarën ajo ka jetuar prej moshës 16 vjeç larg shumë larg Kosovës. U kthye në mënyrë të beftë, duke hapur një OJF , që u jepte mend bashkë atdhetarëve të vet për evropianizimin e institucioneve. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Iniciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pasë herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Znj. Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin, me bursë të plotë nga Fondacioni Hertie”. Këtë shkruan në CV e vet. Pra duket fare qartë se nuk ka asnjë lidhje me arsimin dhe politikat arsimore. Thjesht ka hapur një shoqatë, ka punuar dhe vazhdon të punojë, por i doli një shans që në ëndrrën e saj më të mirë nuk e kishte parë: Ministre Arsimi në Shqipëri. Tani Besa ka një CV të pasur, former vice minister, Minister of Education, Youth and Sport of Albania. Besa do të iki plotë me famë e me pasuri nga vendi dhe ne do të vuajmë për dekada të tëra papërgjegjshmërinë, paaftësinë dhe dashakeqësinë e saj për arsimin shqiptar. Besa nuk duhet shkarkuar, Besa thjesht nuk duhet të ishte aty ku është. Tani është vonë tepër vonë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here