Standard.al

Aksidenti fatal/ Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur

0

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë.

Drejtuesi i një mjeti tip “Benz”, Shkëlqim Bregu 58 vjeç, (banues në Përmet) i cili lëvizte i vetëm me makinë, ka ndërruar jetë nga përplasja e autoveturës me një tjetër mjet tip furgon. Në furgon ndodheshin dy persona të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur drejt spitalit Rajonal të Fierit, për të marrë ndihmë mjekësore. T.H, 32 vjeç, dhe E.C., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë kanë mbetur të plagosur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.