Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se kryeministri Rama për zgjidhjen e krizës duhet të bëjë një hap tërheqës, si ai për armët kimike.
Çipa: Ky kryeministër aktual ka të gjitha detyrimet të bëjë një veprim tërheqës, që politikisht të jetë vendimi që mori për armët kimike. Duhet ta bëjë për dy arsye:
Duhet të evitojë ofertën e të ashtuquajturit konfliktualitet, gjë për të cilën e akuzon kundërshtarin politik. Unë nuk besoj që PD ka shumicën në vend. Sepse unë përfshihem tek qyetarët që nuk e kanë të shkurtër kujtesën. Sepse PD iku nga pushteti për shkak të korrupsionit dhe sot një pjesë e mirë e lidershipit të PD janë brenda strukturave që e drejtojnë PD-në/ oranews