Standard.al

Aksident i rëndë në Kavajë, goditen nëna me dy fëmijët

0

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Kavajës mbremjen e sotme. Një makinë tip Benz me targë AA616VO, ka goditur nënën me dy fëmijët e saj duke ecur anës rrugës në trotuar.

Bëhet e ditur se makina ka dalë nga rruga duke goditur kalimtarët që po ecnin anës së saj.

Të plagosurit janë transportuar me makina rasti në spitalin e Durrësit, ku sipas burimeve paraprake një person ka mbetur i vdekur nga përplasja fatale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.