Protestues nga rrethet kanë nisur të grumbullohen para kryeministrisë për protestën e pestë kombëtare të thirrur sot nga opozita.
Ndërkohë Kryeministria është e rrethuar me gardh metalik dhe ka një numër të madh policësh.
Në protestë janë edhe banorët e Unazës së Re. Protesta e sotme erdhi si vendim në mbylljet të protestës së 11 majit, të shtunën që përfundoi me ndalimin e sekretarit organizativ të PD Sahit Dollapi.
Zbulohet Itinerari i marshimit të protestës së thirrur nga opozita.
Nisja do bëhet nga Sheshi Skënderbej, tek Kryeministria.
Më pas marshimi do shkojë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e Parlament.
Pas tyre, e ka radhën Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.
Simbolika e këtij marshimi proteste janë institucionet e kapura nga krimi- Parlamenti dhe Qeveria, si dhe institucionet që janë vegla të dhunës barbare policore mbi qytetarët dhe liritë e të drejta e tyre.