Standard.al

Shpërthen granata, vdesin 4 policë

0

Një bombë e improvizuar e manipuluar me një motor dhe me sa duket duke synuar një automjet të policisë shpërtheu afër një xhamie në qytetin pakistanez perëndimor Quetta të hënën, duke vrarë të paktën katër policë dhe duke plagosur 11 civilë, thanë zyrtarët.

Nuk ka ende ndonjë grupim që ta ketë marrë përsipër sulmin, i cili është zhvilluar me siguri në kohën e Ramazanit, muaj i shenjtë për myslimanët, raporton “Reuters”. Shefi i policisë së Quetta Abdul Razzaq Cheema tha se të katër të vdekurit ishin të gjithë policë, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe 2 efektivë të tjerë.

Javën e kaluar, të paktën 10 vetë u vranë në një sulm vetëvrasës në një furgon policor që ruante një faltore të madhe Sufi në qytetin lindor Lahore. Ziaullah Langove, ministre e punëve të brendshme në provincën e Balochistanit tha se bomba e së hënës kishte në shënjestër policinë që ruante xhaminë, ku njerëzit kryenin lutjet e mbrëmjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.