Standard.al

Qershia, fruti i stinës i pasur me vitamina…

0

Qershia ka origjinë aziatike, ndërsa në Europë është përhapur rreth shekullit të dytë. Në Lindjen e Largët, sidomos në Japoni, pema e qershisë është shumë e përhapur dhe periudha e lulëzimit të saj është një nga më të bukurat e vitit. Shumë turistë shkojnë nga çdo vend i botës për të parë “hanamin”, që i përkthyer në shqip është “shikimi i luleve”. Qershitë janë shumë të pasura me vitamina, sidomos me vitaminën C. Ato piqen dhe gjenden nëpër tregje në periudhën maj-korrik.

 


 

Vetitë e qershisë

Qershia përmban vitaminë C, A dhe potas. Por, në të gjenden në sasi shumë të vogla edhe minerale, polifenolë dhe fibra. Ndihmon shumë në funksionimin e aparatit tretës dhe ka efekte anti-inflamatore. Është një frut shumë i mirë për ata që ndjekin dieta për dobësim, pasi ka shumë pak sheqer dhe kalori. Përmban flavonoidë që kanë veti antioksidante dhe luftojnë radikalet e lira. Sipas disa studimeve, vetitë e qershisë ndihmojnë edhe me problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti. Një veçanti e qershisë është përmbajtja e lartë e melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme. Një veti tjetër e saj është edhe dobia që ka për të luftuar sëmundje të zemrës. Lëngu i qershisë këshillohet për ata që vuajnë nga pagjumësia, pikërisht sepse përmban melatoninë. Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike.

Vlerat ushqyese
Qershia përmban ujë 77-87% të masës së saj, sheqer në nivelin 11-22.5%, 0.1% yndyra dhe 0.7-1% proteina. Në këtë frut ka disa vitamina, por më shumë vitamina C dhe A. Pas potasit, që është minerali më prezent i qershisë (222 mg. për 100 g. qershi), ka fosfor (21 mg. në 100 g.), calcium (13 mg.) dhe magnez.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.