Parashikimi ogurzi i motit! Ja qytetet që rrezikojnë përmbytjen…

0
121

Lajme të këqija nga moti! Meteriologia Adiola Bani në një intervistë të dhënë për Fax neës ka treguar se e gjithë kjo javë do të jetë me reshje shiu, dhe me temperature nën mesataren e pranverës.

Bani u shpreh se në shumë qytete të vendit si Vlora, Korça apo Shkodra rrezikohet përmbytja, për shkak se sasia e reshjeve që do të bjenë është shumë e lartë.

“Mëngjesin e nesërm do të kemi një kthim të reshjeve, mund të kemi përmbytje lokale, pasi reshjet janë me rrezik të lartë. Qarqet që mund të kenë problem me përmbytjet janë jugu i vendit, dhe qytetet me rrezikun më të larta janë Vlora dhe Korça. Nuk pritet që të kemi pauza të gjata rreshjesh.

Përmirësimi do të fillojë nga dita e premte, ndërsa fundjava do të jetë me diell”, u shpreh Bani.

Ndërkohë që moti nuk do të jetë aspak i favorshëm dhe në muajin qershor, ku reshjet do të jenë prezente në të gjithë vendin, duke e shtyrë mbërritjen e verës në muajin Korrik.

”Dhjetëditëshi i fundit i Majit do të jetë me temperatura më të larta, që mund të shkojnë dhe deri në 28 gradë. Edhe në muajin qershor pritet që të ketë treditëshe me rrebeshe shiu. Verën pritet që ta fillojmë në muajin Korrik”, tha më tej Bani në Fax News.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here