Standard.al

Mediu: Emrat që mund të jenë pjesë e qeverisë tranzitore…

0

Për Fatmir Mediun, Edi Rama duhet të largohet nga drejtimi i vendit, pasi nuk ka zbatuar asnjë pikë nga ajo që ai quan “kontratë me qytetarët”. Sipas kreut të Partisë Republikane, palët politike duhet të ofrojnë sa më shpejt një zgjidhje të përkohshme, por edhe afatgjatë, në mënyrë që të shmanget përsëritja e problemeve të tilla dhe përshkallëzimi deri në konflikt.

“Unë mendoj që duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, ndoshta pas gjashtë muajsh. Këtë periudhë gjashtëmujore duhet të kemi një qeverisje që përbëhet nga figura që kanë pasur autoritetin për të kontestuar të keqen brenda forcës së tyre politike, por edhe që kanë qenë me një eksperiencë politike të vlefshme që mund të garantonin një marrëdhënie të qëndrueshme të të dy krahëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Mediu.

Po cilët mund të jenë këta përfaqësues nga ana e shumicës dhe opozitës? “Po ju them disa emra, Arben Malaj, Arta Dade, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj. Pra ka shumë autoritete të cilat besoj kanë frymën dhe interesin për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe i kanë shërbyer me sinqeritet interesave të vendit. Këta janë elementë që e tejkalojnë interesin e palëve. Përveç kësaj, mendoj që Shqipëria ka figura të rëndësishme nga bota akademike dhe intelektuale, që nuk kanë lidhje apo interesa qoftë nga pikëpamja ekonomike, qoftë kriminale”, thotë Mediu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.