Lapsi, për Muç Nanon: Vetëm budallenjtë…

0
113

Portali i drejtuar nga Andi Bushati, Lapsi.al, ditën e sotme ka komentuar një deklaratë të Mustafa Nanos, nëpërmjet së cilës i bën thirrje qeverisë dhe ndërkombëtarëve, që të mbysin aksionin e opozitës pasi ai vetë nuk e ka luksin që të jetojë më me këtë merak. Portali në fjalë, kujton se kur Edi Rama ishte në opozitë Muçi bënte thirrje që të gjithë qelbësirat duhet të bëheshin bashkë, kundër qeverisjes së PD-së në atë kohë. Por si duket-shkruan kjo media-Nano sot ka ndryshuar optikë dhe shton se në fund të fundit, vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim!

“Mustafa Nano i ka bërë thirrje qeverisë dhe ndërkombëtarëve të mbysin dhunën e opozitës se, `Unë e di, që apeli në mbrojtje të rendit e qetësisë publike shkon në favor të pushtetit. Por kështu si po shkojnë punët, nuk bëhem më merak për këtë gjë. Nuk kam luksin për të jetuar me një merak të tillë. Askush nuk e ka më këtë luks. Madje, me këtë rast po i bëj një apel qeverisë (edhe partnerëve të huaj që kanë ndikim e pushtet në Shqipëri): Është ok që merrni përsipër të mbroni të drejtën e dhjetëra mijrave njerëzve për të protestuar, por në të njëjtën kohë duhet të merrni përsipër, mbi të gjitha, të mbroni të drejtën e qindra mijrave të, tjerëve për ditë jetuar në paqe në vendin e tyre`, ka thënë gazetari.

Një nga argumentat që ai ka dhënë për të mbërritur në këtë përfundim është ideja e tij se `…një kauzë e drejtë, e përfaqësuar nga njerëz të gabuar, është një kauzë e gabuar`. Në realitet kjo qëndron, vetëm se me një ndryshim të vogël: kur PD ishte në pushtet, Nano predikonte se të gjitha qelbësirat duhej të bëheshin bashkë kundër tij. Ndërsa sot ka optikë tjetër: kauza e çdo qelbësire është kauzë e gabuar. `Vetem budallenjtë nuk ndryshojnë mendim`, thotë një thënie e vjetër”, shkruan ditën e sotme portali Lapsi.al.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here