Gazetari rrihet keq me shkopinj bejsbolli, shkaku i sulmit ende i panjohur…

0
136

Gazetari Yavuz Selim Demirag, i njohur si kritik i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, është shtruar me urgjencë në spital, pasi është rrahur në rrethana të paqarta nga një grup agresorësh.

Mediat turke raportojnë se Demirag është goditur me shkopinj bejsbolli, ndërsa u sulmua nga pesë deri në gjashtë persona.

Shkaku i sulmit është ende i panjohur, ndërsa policia nuk ka arrestuar asnjë person si autor të dyshuar.

Incidenti ndodhi në një kohë që Turqia është përfshirë nga tensionëe të shumta, për shkak të vendimit të Komisionit Suprem të Zgjedhjeve të Turqisë për të zhvlerësuar rezultatet e zgjedhjeve të kryebashkiakut në Stamboll dhe për të planifikuar zgjedhje të reja në 23 Qershor.

Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e Erdoganit pretendon se fitorja në Stamboll është marrë me mashtrime, ndërsa opozita thotë se presioni i qeverisë ndaj Komisionit Suprem Zgjedhor është i dukshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here