Demiraj: Ja përse jetojmë nën një Diktaturë, gazi dhe …

0
105

Nga Dritan Demiraj:

Diktatura kushtetuese!

Situata e brishtë politike, ekonomike, sociale në Shqipëri po kërcënohet nga qeverisja destruktive me tipare cezariane, duke i dhënë vetes fuqi ekstra ligjore, pasi ka prishur të gjitha balancat institucionale kushtetuese dhe qeveria kullot livadhet nën udhëheqjen e kryeçobanit. Kjo qeverisje e “ripjelljes”, ka vrarë nismën e qytetarëve të saj duke i konsideruar ndonjëherë si “dele” dhe shumë raste i ka bërë ata indifferentë në çështjet e shtetit duke mos shfaqur interes. Kur qeverisja bëhet destruktive, abuzimet dhe uzurpimet e të gjitha pushteteve e çojnë drejt një despotizmi absolut, atëherë është e drejta dhe detyra e qytetarëve të rrëzojnë një qeveri të tillë dhe të ofrojnë “roje të rinj” për sigurinë e tyre të ardhshme.

Në këto raste qeveria nuk u tregon njerëzve se çfarë mund të bëjnë, por është populli që i thotë qeverisë se çfarë duhet të bëjë. Zgjedhjet janë një barometër se sa mirë funksionon një demokraci, nëse pretendohet se Shqipëria ka demokraci, por realiteti tregon se nuk ekziston një gjë e tillë. Demokracia do të thotë që qeveria pëson ndryshime nga mjetet jo të dhunshme. Forca policore, gazi helmues dhe dhuna e ushtruar ndaj qytetarëve që kërkojë liritë bazike natyrore, nuk janë pjesë e procesit. Liria mund të mbrohet vetëm nëse njerëzit kujdesen mjaftueshëm për të luftuar për të, sepse qeveritë kleptokratike nxisin më shumë pushtet dhe ata kurrë nuk e braktisin me dëshirë.

Unë mendoj, se ne shqiptarët nuk e kemi parë mirë fundin e diktaturës, pasi ajo ka vazhduar të marrë stafetën nga neo-bllokmenët dhe trashëgimtarët e atyre që terrorizuan, pushkatuan dhe izoluan një popull të tërë dhe sot drejtojnë përsëri të gjitha institucionet kushtetuese. Ky është një zhgënjim i madh për të gjithë ata që shpresuan në ardhjen e demokracisë. Sipas raporteve të Freedom House, theksohet se sot ekzistojnë 106 diktatura ose diktatura të pjesshme, ku bën pjesë dhe Shqipëria, vazhdojnë sot të drejtojnë, duke përbërë 54% të shteteve të botës.

Kur pushteti qeverisës i autokratit Rama, nuk kryen qarkullimin politik në bazë të votës së lirë, atëhërë struktura politike e rilindjes, nxit sjellje ku përmes korrupsionit, ryshfetit, shantazhit, dhunës ndaj opozitës, zhvatjes e kështu me radhë të mbaj me çdo kusht pushtetin. Kjo autokraci është ndërtuar rreth një individi biologjikisht me simtoma skizofrenie dhe deliri, krijon një kult diktatoriali, një qeverisje kleptokrate me tepsi, kazan, garuzhde dhe një oligarki ekonomike e policore. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe diktatorët më famëkeq si Hitleri, i cili krijoi “fuhrerprinzip”, ideja se fjala e tij ishte mbi të gjitha ligjet.

Rama mban fantazitë e pushtetit të pakufizuar, bukurinë, lavdinë, nderin dhe dominimin, të shoqëruar me një mungesë ndjeshmërie. Ai ecën me logjikën e mbijetesës politike duke paguar njerëzit që i shërbejnë për të qëndruar në pushtet. Në një demokraci, qeverisja duhet të “paguaj” qytetarët duke u ofruar shërbime publike, pasi votuesit janë shumë dhe nuk mund të shpërblehen ndryshe. Ndërsa, në qeverisjet autokratike si ajo e Ramës, të gjithë zyrtarët e qeverisë kanë duart e tyre në tepsinë e byrekut, duhet të paguajnë mercenarët elektoral (bandat kriminale dhe propagandistike), miqtë mediatik dhe oligarkët rreth tyre, mercenarët politik në sistemin e drejtësisë, policor dhe strukturave të tjera të sigurisë.

Secili prej këtyre mercenarëve elektoralë, kërkon shumë më tepër para dhe ofiqe të pamerituara sesa kërkon një votues në një demokraci. Prandaj, pushteti i Ramës është i detyruar të shpërdorojë më shumë burime shtetërore në pagesa direkte apo indirekte për mbështetësit e regjimit autokratik që po krijon në Shqipëri. Këtij autokrati neo-otoman i kujtojmë se në një demokraci, nëse e humbni fuqinë, thjesht bëheni pjesë e partisë së pakicës, por kur në vend krijoni sisteme autokratike në qoftë se humbni pushtetin ka vetëm një shans të drejtë, si ai i Çausheskut dhe diktatorëve të tjerë të Lindjes së Mesme.

Ligjërimi politik i Ramës, është treguesi më i dhimbshëm i mungesës së theksuar të përmasës sadopak të “garipit” në formimin dhe përvojën e tij jetësore. Kjo duket qartazi që teksa sforcohet të prodhojë batutë, prodhon budallallëqe….!!! Në emër gjasme të bërjes “shtet” sipas “ripjelljes”, kjo qeverisje ka krijuar vetëm kaos institucional, politik dhe drama socilale që do të jenë shumë të vështira për tu harruar. Shqipëria me tërësinë e institucioneve që drejtojnë nga banda kriminale “rilindjes” vetëm shtet nuk mund të quhet!

Një Kryeministër, i njohur si narcist, nihilist, kryeprokuror, kryegjykatës, kryepolic e xhelat, komik, zhgaravinaxhi, hipokrit, përdorues droge, i sëmurë psiqik, kryefallxhor, poturaxhi, nuk mund të jetë Kryeministër i shqiptarëve, por mund të pagëzohej si Kim Jong-un, Maduro, Bashar al-Assad, Ali Hasan al-Maxhit, Haxhi Qamil, Osman Gazep, Nevzat Haznedari etj…

Edi Rama dhe larvat e tij politike, i cilësojnë shpesh qytetarët protestues si “barbarë”, “të pacivilizuar”, pasi janë të zhytur në mendësi të etërve të tyre biologjikë dhe sot kanë sjellje kolonizatori. Qytetarët janë të terrorizuar, kur shohin çdo ditë dhunën e një shteti policor banditesk, diktatorial, ku nënat që vajtojnë dhe shkulin flokët nga zëmërimi kur shohin që mundi dhe djersa e tyre shëmbet përtokë, ku djemtë e vajzat e tyre përballen me forcën e një shteti duke përdorur militantë ekstremistë me uniformë për të ruajtur karriget e Ali Kimikëve të “ripjelljes socialiste”. Sot një pjesë e strukturave të inkriminuara të Policisë janë kthyer në “topuz daulleje” të “haengexhiut” Rama që godet e rreh popullin e tij me këto “daullexhinj” në mënyrë të pamëshirshme. Në sistemet autokratike dhe diktatoriale këto “daullexhi” me uniformë dhe eprorët e tyre, nuk mund të respektohen nga qytetari që proteston dhe paguan rrogën që marrin këto mercenarë politikë. Policia duhet respektohet dhe të ndihmohet në misionin e saj, vetëm në vendet dhe sistemet demokratike, pasi policia është në shërbim të sigurisë së jetës së qytetarit dhe zbatimit të ligjeve dhe urdhrave demokratike të bazuara në konventat ndërkombëtare.

Është shqetësuese dhe i pakutueshëm qëndrimi i disa diplomatëve në Tiranë dhe disa burokratëve evropianë që mbështesin një qeverisje neo-diktatoriale apo bëjnë sehir me vuajtjet e një populli të vuajtur dhe të etur për demokraci. Ata duhet t’i thërrasin ndërgjegjes dhe instiktit të diplomatit të mirëformuar në Perëndim, për të informuar qeveritë e tyre mbi të vërtetën e situatës politike e sociale katastrofale që po ndodh në Shqipëri nën regjimin neo-diktatorial të Ramës. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë në interes dhe respekt të demokracisë, Shqipërisë dhe shqiptarëve, kjo do t’ju ndjekë gjatë në ndërgjegjen Tuaj.

Piker theksonte: “Një demokraci e keqe mund të jetë më e keqe se një diktaturë humane”. Shqipëria dhe demokracia u takon shqiptarëve, nuk mund të jetë pronë e asnjë deliranti politik. Mos u mashtroni. Padituria juaj është fuqia e tyre ndaj jush.

D.D.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here