Vizita e Presidentit Meta në Maqedoni: Na bashkon fort synimi i përbashkët i integrimit evropian

0
71

Presidenti Meta takohet me Presidentin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski, takimi i cili është shprehur i  bindur në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

 

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të betimit të Presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski.

Pas ceremonisë së betimit, Presidenti Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti Pendarovski, të cilin e përgëzoi edhe njëherë për fillimin e detyrës.

Gjatë takimit, Presidenti Meta vlerësoi mbylljen e suksesshme të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në një frymë të qetë dhe demokratike në të dy raundet, si dhe mesazhet dhe qëndrimin e Presidentit të ri Pendarovksi si gjatë fushatës, edhe pas përfundimit të procesit elektoral.

“Vlerësoj qëndrimin e Presidentit të zgjedhur për ndërtimin e një shoqërie multi-etnike në Maqedoninë e Veriut dhe ku asnjë popullsi apo komunitet nuk do të ndihet i diskriminuar. Në veçanti çmoj rolin kyç të partive politike shqiptare në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut, që u dëshmua dhe në këto zgjedhje.

Shqiptarët kanë treguar vazhdimisht që janë promotorë dhe mbështetës të fuqishëm të rrugës europiane dhe zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. Edhe gjatë zgjedhjeve presidenciale, me mbështetjen e gjerë ndaj kandidaturës së Presidentit të zgjedhur, ata treguan mbështetje ndaj rrugës Euro-Atlantike dhe ndërtimit të një shoqërie dhe shteti multi-etnik”, – shtoi Presidenti Meta.

Më tej, Kreu i Shtetit shprehu bindjen se Shqipëria do të vazhdojë të jetë mikja më e mirë e Maqedonisë së Veriut, gjithmonë mbështetëse e progresit të saj, që prej pavarësisë.

“Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit dypalësh, me qëllim forcimin dhe thellimin në të gjitha fushat”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidentët Meta dhe Pendarovski theksuan rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të dy vendeve, si një mesazh i fuqishëm për perspektivën europiane të gjithë rajonit.

“Ne na bashkon synimi i përbashkët i integrimit evropian të vendeve tona, rrugë gjatë së cilës mund të mbështetemi tek njëri-tjetri”, – theksoi ndër të tjera Presidenti Meta.

Në fund të takimit Kreu i Shtetit e ftoi Presidentin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të përshtatshme, ftesë që u mirëprit me kënaqësi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Presidenti Meta ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të inagurimit të Presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovksi.

Komenti në rrjetin social Facebook nga Presidenti Meta.

“I nderuar të marr pjesë në ceremoninë zyrtare të inagurimit të Presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovksi. Shumë suksese gjatë mandatit të tij presidencial në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe të perspektivës europiane të rajonit”, shkruan Meta në rrjetin social facebook.

Fotografia e Ilir Meta

Presidenti Meta ka takuar Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi. Meta shprehu falenderimet për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut.

Statusi në rrjetin social Facebook

“Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi. E falënderova për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut, që u shpreh qartë edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit.?????

Fotografia e Ilir Meta

Presidenti Meta takohet me Presidentin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Presidenti shprehet i bindur se tashmë bashkëpunimi me Shqipërinë do të karakterizohet me energji të reja.

Statusi:

I bindur se me Presidentin, Stevo Pendarovski marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë?? e Maqedonisë së Veriut??do të karakterizohen nga energji të reja pozitive.
Theksuam rëndësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?? të dy vendeve tona, si një mesazh i fuqishëm për perspektivën europiane të gjithë rajonit.?????

Fotografia e Ilir Meta

Fotografia e Ilir Meta

“Një takim i ngrohtë sot në Shkup me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, kështu është shprehur Presidenti Meta pas takimit me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. 

Një takim i ngrohtë sot në Shkup me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Të bindur për të ardhmen premtuese të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë. Me shumë impakt në këtë drejtim, konkretizimi i projektit të Korridorit 8. E falenderova për mbështetjen e fortë ndaj perspektivës europiane të vendit tonë.
Pres të takohemi së shpejti në Tiranë.?????

Fotografia e Ilir Meta

Ndërkohë  Presidenti Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social facebook një foto, ku njofton se ka vizituar Prevallën. “Prevalla është e paparë në çdo stinë”, shkruan Presidenti.

Prevalla është e paparë në çdo stinë!

Fotografia e Ilir Meta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here