Standard.al

Takimi Rama-Marku/ Gjata: E pashpjegueshme pasi ajo nuk ka asnjë punë aty…Kështu bëri edhe me Ina Ramën!!!

0

I ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës, sekretari për Çështje Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata deklaroi se ka një frikë të tmerrshme në gjithë qënien e mazhorancës dhe kjo kuptohet sipas tij, me dhunën që ajo përdor ndaj protestuesve siç e bëri me sekretarin organizativ të PD-së, Sahit Dollapin.

Sipas Gjatës, për orë të tëra Dollapi është lënë në komisariat po ju ofruar ndihmë mjekësore dhe vetëm pasi kaloi kjo kohë sipas tij është shoqëruiar nga 4 furgonë policie në spital.

“Për orë të tëra Sahit Dollapi është lënë në komisariat pa ndihmë mjekësore. Ai është shoqëruar pastaj në spital me 4 forgonë policie sikur të ishte kriminel me rrezikshmëri të lartë”.

Sipas tij, urdhëri për lirimin e tij u dha pas presionit të qytetarëve dhe pas reagimit të opozitës e cila u mblodh në mënyrë urgjente dhe u drejtua për tek drejtoria e Policisë.

“Rama, Ministri Lleshaj dhe drejtorët e policisë janë fajtorë për dhunën dhe jua them se do të vijë dita kur të jenë prapa hekurave”, tha Gjata.

Ai foli edhe për vizitën e kryeprokurores në zyrën e kryeministrit paradiën e sotme, vizitë e cila zgjati disa orë, duke thënë se është e pashpjegueshme pasi ajo nuk ka asnjë punë aty. “Kështu ka bërë Rama edhe me ish-kryeprokuroren Ina Rama të cilën e urdhëroi të arrestonte 5 anëtarë të Gardës. Ç’punë ka kryeministri të japë direktiva se kush duhet ta ketë në hetim çështjen. Marku shkon atje dhe rrin gatitu”.

Lidhur me vijimin e aksionit e ardhshëm opozitar, Gjata tha e kjo mbetet për t’u parë por argumentoi se rruga e nisur është e pakthim dhe vendimi për ti radikalizuar protestat ka qenë një vendim i kërkuar nga të gjithë në kryesitë përkatë të partive në koalicionin opozitar. “Edi Rama do të japë dorëheqjen sepse kjo është e pashmangshme, sa kohë do ta mbajë me gaz e me dhunë ndaj popullit dhe protestuesve. Nuk do të shkohet drejt zgjdhjeve farsë, nuk ka për të ndodhur kurrë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.