Spitalin Ushtarak vështirë ta kenë vizituar njëherësh kaq shumë politikanë…

0
145

Ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe partive aleate zbarkuan para spitalit për të mësuar mbi gjendjen e Sekretarit Organizativ të PD-së, Sait Dollapi, i cili po trajtohet nga bluzat e bardha pas dëmtimeve të marra nga dhuna e policisë.

Më herët avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila pa nga afër gjendjen e Dollapit, tha se ishte me shëndet të mirë.

Ballanca: Nuk ka asnjë komunikim nga Policia që është arrestuar. Ajo që pamë në media ishte një nga gjërat më të pabesueshme. Një njeri që rrihet kot. Edhe forcat e policisë nuk duhet t’i rëndojmë. 12 persona nga forcat e rendit janë lënduar. Një protestues është me dëmtime të lehta dhe Sait Dollapi. Mjekët thanë që nuk është në gjendje problematike. Fola me Dollapin dhe ishte me shëndet dhe shpirt të mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here