Si rrallë herë, Grida Duma flet për të ardhmen: Frikë se do jem shumë më vetëm

0
231

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma rrallë herë prononcohet për jetën personale dhe njerëzit e shtrenjtë që gjenden brenda saj. Mirëpo, e ftuar së fundmi në “E diell”, Grida foli për marrëdhënien me të birin dhe mënyrën sesi po e përjeton rritjen e tij.

Teksa  është pyetur për raportin që ka me paratë dhe jetën e luksit u shpreh: “Nuk bëj jetë luksi, të paktën im bir nuk e njeh se çfarë do të thotë jetë luksi. Ai ka marrë gjithmonë dhe ka gëzuar teknologjinë që lë unë, nuk ka marrë njëherë një telefon të ri.”

Grida Duma flet për të ardhmen: ‘Frikë se do jem shumë më vetëm’

E megjithatë, qëndrimi në telefon dhe iPad duket se janë rralluar tek djali i  Gridës, pasi atij ka filluar t’i pëlqejë palestra. “Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të”, rrëfeu me sinqeritet ajo teksa sheh sesi djali i hedh shtat çdo ditë.

Më tej, Grida shtoi se nuk preferon të shtiret si shoqja e tij. “Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe ca vite që ta guidoj.”

Kujtojmë se në mars të këtij viti, ish-deputetja e PD-së vendosi t’i japë martesës së saj 22-vjeçare me bashkëshortin Ilir Shqina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here