Standard.al

Protesta e opozitës ‘bujë’ në media amerikane. Protestë e madhe në Tiranë, Shqipëria pret një përgjigje nga Bashkimi Europian…

0

Protesta e djeshme e opozitës është pasqyruar gjerësisht në mediat amerikane, përfshirë këtu gjigandin “Fox News”.

“Partitë shqiptare të opozitës po mbajnë një protestë në Tiranë, duke kërkuar që qeveria të japë dorëheqjen dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mijëra përkrahës të opozitës së qendrës së djathtë nga e gjithë vendi u mblodhën të shtunën para ndërtesës qeveritare, duke mbajtur postera anti-qeveritare. Ata hodhën fishekzjarre, ‘bomba’ molotov dhe mjete të tjera.

Opozita akuzon Kabinetin e Kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar.

Deputetët e opozitës hoqën dorë nga vendet e tyre në parlament në shenjë proteste.

Socialistët drejtues kanë 74 vende në parlamentin me 140 vende.

Në qershor, Shqipëria pret një përgjigje nga Bashkimi Europian nëse do të fillojë negociatat e plota të anëtarësimit dhe gjithashtu të mbajë zgjedhje lokale,”-shkruan Fox News.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.