Standard.al

Tension!!! Pasi hodhi gaz mbi qytetarët, Sandër Lleshaj apelon për qetësi

0

Protesta e opozitës, përballë Kryeministrisë, është tensionuar që prej fillimit.

Edhe në protestën e sotme, policia ka hedhur gaz mbi qytetarët. Menjëherë pas kësaj situate ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili ju ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë.

Ndërkohë që kreu i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar se qytetarët nuk protestojnë kundër policëve të thjeshtë, por kundër kriminelëve në qeveri.

“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”-shkruan Lleshaj.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.