Standard.al

Basti “i çmendur”: Nëse Milani shkon në Champions, bëj…

0

Kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i kampionatit italian dhe Milanin duket me shumë pak mundësi për të kapur vendin e katërt që e çon në Champions League, por shpresa në kampin kuqezi nuk ka humbur.

Milani mban vendin e 5-të, 3 pikë pas Atalantës së vendit të katërt. Duhet të fitojë ndeshjet e mbetura, ku nesër luan një ndeshje të vështirë në transferetë përballë Fiorentinës dhe të shpresojë te gabimet e ekipit të Berishës dhe Gjimshitit, që po kalon një formë të shkëlqyer.

Mbrojtësi i kuqezinjve, Andrea Konti, ka folur për “DAZN”, duke dhënë edhe një premtim të fortë: do të ecë 50 kilometra në këmbë, nëse Milanin kap vendin e katërt. Konti, i cili ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak dëmtimi, flet për situatën pas rezultateve të fundit:

“Kanë qenë ditë të vështira. Është si të rrish gjithmonë në shtëpi, pa pasur mundësinë të dalësh kurrë. Por kemi reaguar, duke fituar një ndeshje të rëndësishme siç ishte ajo me Bolonjën. Një sezon ka gjithmonë ulje-ngritje, por mund t’i kishim shmangur disa gabime. Në këtë pikë të sezonit, duhej ta kishim siguruar vendin e katërt.

Maldini? Deri pak muaj më parë e kisha të vështirë të flisja me të. E ke përballë dhe sheh historinë, por ai është një person mjaft pozitiv, i përulur. Jam ndjerë në vështirësi, kur e kam njohur. Kur isha në moshë të vogël, jam provuar te Milani dhe Atalanta, por babai im zgjidhi “Dea”-n. Ishte një vendim, për të cilin e falënderoj gjithmonë.

Championsi? Nëse e arrijmë, do të bëj shumë kilometra në këmbë. I bëj me kënaqësi edhe 50 kilometra”, – ka thënë futbollisti i Milanit, Konti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.