Shperthen gazetari: Ti ruajmë keto foto, do ti duhen historisë! Të qeshim, të qeshim e të qajmë për batakun ku kemi rënë.

0
119

 

Nga Mentor Kikia

Ti ruajmë këto foto, do ti duhen historisë

Nuk kam shumë besim, që ata që do të vijnë pas nesh në këtë tokë, do të ndërtojnë një shoqëri më të mirë nga kjo e jona. Pasi, përveç atij pak modernizimi që ka ardhur si pasojë e globalizimit të jetës, në aspekte të tjera jemi pothuaj aty ku ishim 100 vjet më parë. Madje në disa drejtime jemi edhe më keq. Por gjithësesi, jam i bindur se kur të shkruajnë historinë, më zi nuk do të gjejnë nga sa jemi ne sot.
Ndaj do të duhet të ruhen këto foto, si dëshmi e nivelit më të ulët që ka patur ndonjëherë përfaqësimi i popullit. Më keq nga koha kur parlamentin e përbënin pronarët e tokave që u pasuruan duke bërë shërbëtorin e Turqisë. Më keq edhe nga koha kur parlamentin e përbënin ata që për ligj e kushtetutë njihnin vetëm fjalën e Partisë.
Sot ajo godinë ka strehuar e strehon deputetë trafikantë, që kanë shitur e shfrytëzuar vajza për prostitucion. Deputetë që kanë vrarë njerëz. Biznesmenë të pasur e të korruptuar, pa asnjë lidhje me politikën, e pa qenë në gjendje të shkruajnë e lexojnë edhe një faqe fjalim. Vajza injorante baballarësh të pasur, dashnore e gra burrash të pasur që kanë blerë vendin në listat e kandidatëve. Kllounë e karagjozë, pa pikën e integritetit, që e kanë shndërruar parlamentin në një teatër mediokër.
Të gjithë kemi kontribuar për këtë gjendje. Ku me heshtje e ku me duartrokitje, ku me votë e ku me bojkot. Ndërsa tani s’na mbetet veçse të qeshim, të qeshim e të qajmë për batakun ku kemi rënë.

Fotografia e Mentor Kikia

Fotografia e Mentor Kikia

Fotografia e Mentor Kikia

Fotografia e Mentor Kikia

Fotografia e Mentor Kikia

Fotografia e Mentor Kikia

Fotografia e Mentor Kikia

Fotografia e Mentor Kikia

Fotografia e Mentor Kikia

Fotografia e Mentor Kikia

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here