Standard.al

“Dëshirojmë liberalizimin e vizave për Kosovën!” Presidentja kroate: Jam e frikësuar…

0

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic gjatë fjalës së saj në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, që po zhvillohet në Tiranë, ku marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, tha se rajoni duhet të integrohet në BE.
Ajo tha se ndihet e frikësuar për situatën, që është duke krijuar një vakum të rrezikshëm për Europën Juglindore.

“Dëshirojmë liberalizimin e vizave për Kosovën. Unë jam e frikësuar se situatën që kemi, diskutimet brenda BE-së, jemi duke krijuar një vakum të rrezikshëm për Europën juglindore. Ne do vazhdojmë të punojmë bashkë. Për vendet kandidate reformat që janë pezulluar duhet të ndërmerren. Kroacia do e marrë në gjysmën tjetër të 2020-ës Presidencë e BE dhe fokusi ynë do të jetë Evropa Juglindore. Do të bëjmë Samit për të parë të ardhmen evropiane të këtij rajoni. Duhet dy veta për të kërcyer tango, ne do vijojmë t’ju shtyjmë për të hyrë në BE, por duhet të ndërmerrni hapat tuaja. Ne nuk duhet të gjejmë justifikime”,

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.