“Bomba” nga Kryemadhi: Ambasadorët e Ramës po shantazhojnë mediat e huaja që shkruajnë artikuj kundër qeverisë së tij

0
123

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 se ambasadorë të Republikës së Shqipërisë janë vënë në shërbim të kryeminstrit Rama për të kërcënuar dhe shantazhuar mediat e huaja të cilat shkruajnë artikuj kundër qeverisë së tij. Kryemadhi tha se përballë kemi një kriminel në strukturuar në mënyrë perfekte.

“Edi Rama i rrëzuar është, por mos harroni se kë kemi përballë. Nuk ke përballë as Sali Berishën, as Fatos Nanon, as Ilir Metën, as Pandeli Majkon, as Aleksandër Meksin, as Bashkim Finon. Kemi një kriminel të strukturuar në mënyrë perfekte me Ambasadorë të Republikës së Shqipërisë që janë ambasadorë të Edi Ramës, të cilët nuk i shërbejnë shtetit shqiptar. Këta i shërbejnë si ambasadorë me vulën e ambasadës, me akredimentin e Ambasadës të Shqipërisë, nëpër institucionet mediatike, gazetat, televizionet, që kontrollojnë gazetarët të cilët bëjnë shkrime dhe artikuj kundër qeverisë të Edi Ramës. Ambasadat shqiptare në Europë, ku ka artikuj në media të ndryshme që shkruhen artikuj kundër qeverisë së Edi Ramës, shkojnë deri aty sa me akredimentin, firmën e ambasadorit apo ambasadores, me vulën e Ambasadës së Shqipërisë, e përdorin për të shantazhuar apo kërcënuar gazetarë nëpër media të ndryshme. Qofshin këto latine apo anglo-saksone. Kam prova dhe të dali të thotë Edi Rama që nuk është e vërtetë dhe unë do ti them ja ku e ke”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here