Rama dhe Thaçi nuk heqin dorë, ja çfarë kanë diskutuar për korigjimin e kufijve

0
115

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një takim mes tyre, ku ndër të tjera kanë diskutuar edhe mbi nevojën për korrigjimin e kufijve.

Të paktën kjo pohohet nga një njoftim në rrjet i Presidentit Thaçi.

Pavarësisht se në Samitin e Berlinit teza për korrigjim kufijsh nuk gjeti mbështetje, duket se Thaçi dhe Rama nuk heqin dorë nga kjo ide.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.

Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, shkruan Thaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here