Presidenti Meta takohet me homologun Thaçi: Liberalizimi i vizave për Kosovën, i merituar

0
135

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim sot homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin.

Presidenti Meta në një postim në Facebook, ka ndarë momente nga takimi i tij me liderin kosovar.

Meta shkruan se së bashku me të vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe u ndalën gjerë e gjatë te nevoja e rritjes së bashkëpunimit, ndërsa shton  se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është mëse i merituar.

“Shumë i kënaqur të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni.
Vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe nënvizuam nevojën e rritjes së bashkëpunimit rajonal, si domosdoshmëri për integrimin europian.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mëse i merituar.”-shkruan Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here