Standard.al

“Mos ma prekni motrën”, pronarët u përplasen me Policinë në Shëngjin, burri u lëshoi qenin

0

Prej dy ditësh IKMT ka nisur një aksion në plazhin e Shëngjinit për prishjen e gjithë bizneseve apo kioskave pa leje.

Mirëpo ky aksion i IKMT ka hasur në rezistencën e pronarëve të këtyre kioskave të cilët janë përplasur dhe me efektivët e policisë të ndodhur aty në mbështetje të Inspektoriatit.

Një prej tyre, pasi ka parë që e motra ishte shtrirë në tokë dhe e rrethuar nga policët, ka marrë qenin tip Rottweiler duke e lëshuar drejt tyre.

Në pamjet e shpërndara nga Vizion Plus, shihen efektivët e policisë së shtetit teksa i bëjnë thirrje burrit të largohet dhe të mos rrezikonte veten pasi do të përballej me masat ligjore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.