Standard.al

“Meqë shqiptarët janë çmendur…” Vuçiç: Mund të më vrisni, por Kosovën nuk e njoh

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur sërish tashmë qëndrimin e njohur prej kohësh se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai i eshte drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëjnë këtë gjë.

“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq, shkruan “Tanjug“.

Ai ka thënë se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi siç është shprehur “secili u çmend”.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në Samitin e Brukselit, ndërsa më 1 korrik do të mbahet takimi i radhës në Paris, ku protesi sërish do jetë presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Nderkohe presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se shpreson që do arrihet një marrëveshje në Samitin e Parisit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.