Basha nga Devolli: PD do t’u ofrojë fermerëve 100 mln euro subvencione në vit…

0
112

Në vijim të takimeve me qytetarët në qarkun e Korçës, kreu demokrat Lulzim Basha, është ndalur në Devoll, ku ka bashkëbiseduar me fermerët.

Basha ka ripërsëritur aplikimin e një skeme vjetore prej 100 mln euro subvencione për fermerët, nga qeveria e PD-së.

“Ekspertët më të mirë po ndërtojnë skemën se si do ndahen suvenv. Kriteret kryesore janë sipërfaqja e tokës që kultivohet dhe numri i krerëve që do mbarështohen.

Kriteri tjetër do të jetë sasia e produktit dhe do të ketë një shkallare për të nderuar si prioritar produktin shqiptar. Subvencionet do të jenë shtylla e parë në mbështetje të fermerëve, 100 mln euro për 360 mijë familje fermere”, tha Basha.

Sipas tij, shtylla e dytë është mbështetja për infrastrukturën. 50 mln euro në vit për infrastrukturën bujqësore, rrugët e fshatrave, aksesi nëpër ara, shtrirja e linjës elektrike për rrjetet ujitëse, këtu hyn edhe subvencionimi i infrastrukturës ruajtëse dhe përpunuese, si depot, magazinat, etj.

“Të ndalet konkurrenca e pandershme nga prodhimet e subvencionuara është kolona jonë e tretë. Trau për këtë konkurrencë të pandershme.

Fermerët shqiptarë janë të parët për Partinë Demokratike. Pra, në fillim do të shitet molla e Devollit, pastaj do t’u vijë radha të tjerëve”, theksoi Basha. Në vijim ai premtoi fundin e monopoleve në bujqësi, që mundëson produkte me cilësi të lartë.

“Tjetër masë që do ju ndikojë pozitivisht është ulja e çmimit të energjisë. A e dini se energjia në kaskadë kushton vetëm 0,9 lekë.

Duke e rritur çmimin deri në 1300 përqind është një skemë e madhe korruptive. Ulja e çmimit do të sjellë përfitime. Do të rikthejmë fashën e 200 kilovatëve për familjarët por do ulim edhe çmimin për bizneset që prodhojnë. Me prodhimet tuaja ju do i bëni një shërbim të madh vendit, pasi do përfitojnë edhe konsumatorët e qytetit.

Padyshim, e ashtuquajtura reformë e pensioneve ka bërë dy gjëra: rritur kontributin e fermerëve, duke e bërë të papërballueshëm dhe ka rritur mundësinë që skema të bëhet e pamenagjueshme. Kur e kupton se e ke bërë gabim, duhet ta ndalësh, të kërkosh ndjesë dhe pastaj ta përmirësosh. Këta s’janë as tek pika e parë. Do t’i japim fund kësaj skeme që po e falimenton krejt piramidën e pensioneve. Pensioni në fshat s’mjafton as për ilaçet, pra as për të paguar faturën e energjisë”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here