Standard.al

ANALIZA/ “Eh si rrodhën këto punë. Ditë e Arbërit mbërriti, faleminderit Edi Rama që na shpëtove vatanë”

0

Nga Agron Gjekmarkaj:

Eh si rrodhen këto pune. Lere mos e nga. Dite e Arbërit mbërriti.  Lymi u be nënkryetar parlamenti. E beri Edi Rama.

Bashke ishin me Klevisin, nje djale diku 29 vjeç ish deputet i PD qe Rama e futi ne burg se i zu rrugën. Ne fakt, Kryeministri yne i dashur qe enda ja ka te hiqet si lexuar, ndonese ca tekste i ka leçitur po ja aq sa te klasifikohet si i ditur, paçka se ca deklarata, siç thosh Adili i pocaqis, me metafora birinxhi po jo aq sa te dallohet si stilist tek Lymi gjet shelbimin e vet per Shqiperine qe duam. Ai Lymin se kish nder te vetet paçka se aty Lymi shkelqen si Ajnashtajni, e beri nenkryetar kuvendi. Ate ja beri peshqesh Shqiperise Lul Basha e Sali Berisha. Basha dhe Berisha lane jashte parlamentit Jozefina Topallin e futen Lymin sepse besuan se demokracia pa Lymin nuk ben derman. Ne fakt ata duhet ta pergezojne per ymrin qe i dha Rama e Ruçi.

Na e sollen si vlere te madhe per mbrothesine e atmes. Zemra jua do shume Lymet , Aldot, Tritanet, Ennot, etj., e te tjere despote te intelektualizmes neoshqiptare, se ketu kemi qene tash 30 vjet e kusur. Jane te embel keta dreqër. E lyejne qerren! Por ja ne dite te keqe te punojne qindin. Te thone nuk ju prishim dot qejfin aleateve. Interesi i atmes na do ne tempullin e demokracise!  Nejse iku ajo kohe! Tani shijet e atdheut i nomatis Edi Rama. Ai do Lymin opozitar dhe Lymi i ben opozite sa ja dredh leqet megjithese i buzeqesh here pas here kur ai ja sajdis midene plot lezet. Klevisin policia e Sander qerratait e ka gjakosur ne furgon po ska gje dhake i ri eshte ai e sheronet shpejt.

Lymi benet bimbash i Kuvendit  tanime rri si Pjetri ne krahin e djathte te Krishtit domethene te Gramozit! Ç te thuash! Ç te rënkosh. Ç te mendosh. Nje mendim ja beh. Ne pedagoget , gazetaret, analistet edhe per ca dite jemi me fat. Edi Rama eshte sentimental. Shpesh bie ne melankoli e te thella. Ka dite qe na do ne burg! Por ka qene dikur piktor i thjeshte gati naiv po kaq i ka mjaftur te autodefinohet artist. Si artis i ndyhet biografia te na burgose. Vendi ska fare gjykata. Meshira e tij eshte i vetmi institucion. Ajo shpesh  tkurret po nesa na rras ne hapsana i behet e murrme biografia. Por nuk mund te vihet bast. Nje dite nervat do e lëshojnë. Sandri gati eshte pa mëdyshje.

Ne te gjithe e meritojme  qelinë. Meshira do sulmohet nga nervat, por do shkojme atje ne mes te lageshtires pa medyshje pa vrasje ndergjegjegje se Shqiperine e nxuarr Lymi ne Selamat. Per ate mendon Lymi! Ky është parlamentarizmi qe duam i Edi Rames qe kemi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.