Vrasësi serial i shtatë femrave trondit Qipron, gjendet tjetër trup i pajetë

0
128

Autoritetet policore në Qipro kanë gjetur një tjetër trup, i pesti në radhë, e dyshohet se viktima është vrarë nga vrasësi serial që ka tronditur vendin Nikos Metaxas.

Ish-ushtari greko-qipriot kishte vrarë gjithsej  shtatë femra, ndër të cilat pesë gra dhe dy vajza e më pas trupat e tyre janë gjetur me radhë nëpër liqene dhe vende të fshehta. Trupat e pajetë ishin hedhur në këto vende nga vrasësi Metaxas. Detaji që ka shokuar akoma më shumë është se ngjarja u zbulua vetëm pas 3 vitesh, shkrujnë mediat ndërkombëtare.

Trupi i pestë në liqen u zbulua ditën e diel. Një zyrtar nga vendngjarja deklaroi se trupi i pajetë u gjet i vendosur në një valixhe. Policia dyshon se trupi në valixhe është i një fëmije, pra vajze të mitur. Ish-kapiteni 35-vjeçar Metaxas mbahet në burg për vrasjen e 7 femrave, mes të cilave 2 të mitura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here