Standard.al

Ushtarja shqiptare që humbi jetën, Nora Malaj: Kur Zoti të zgjedh për në parajsë!

0

Nga Nora Malaj:

Kur Zoti të zgjedh për në parajsë!
Nuk mendoja që ditën e sotme do ta nisja me një lajmë të trishtuar dhe tragjikë për ne të gjithë! Zafire Hasanaj , ka humbur jetën në moshën 35-vjecare , në një aksident tragjik dhe ende me jetën po luftojnë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj , në bazën ushtaraje Adazi.
“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën. Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO” shkruan Karins.
Në këtë ditë maji , çdo shqiptarë sot loton për humbjen tënde Zafire! Personalisht nuk të kam njohur Zafire, po sot jam me zemer e shpirt pranë prinderve të tu, motrave e vëllait dhe në rrugtimin tënd drejt parajsese , lus Zotin që udhetimin têta bej sa më të lehtë. E ndjen sot sesa shumë e rënde është dhimbja që ju ke shkaktuar prinderve , motrave e vellait, po ti nuk zgjidhe të ikësh nga kjo botë, po sakrifikove jetën për një të mirë me te madhe, nevojën për një botë pa luftra dhe në ndihmë të paqes!
Lotët që derdhin sot për ty, çdo familje shqiptari, janë lot dhimbje dhe trishtimi për një jetë që u pre në mes , në moshën më të bukur , Zafires, e cila dëshironte që paqja të mbizotëronte kudo në botë!
Unë si grua , nënë, gjyshe, po dhe si nje vajzë ushtaraku, që e di shumë mirë se çdo të thotë të shkosh me misione ndërkombëtare , ndjej se ti ishe një nga ato vajzat trime , sypatrembur dhe që sfida për ta jetuar jetën me të gjithë dimensionin human, nuk të ndali dhe kur rreziku u përballë me ty! U prefsh në paqe dhe ylli yt ndritë kudo e perhere , e mira Zafire! Vepra jote bëri krenarë çdo shqiptarë! U prefsh në altarin e mirësisë e paqes ! Zoti të ndriçoftë në rrugëtimin tënd të amshuar! Sot të gjithë kemi ndezur një qiri përshpirtje për ty! Ndriçoftë përherë emri yt dhe shërim sa më të shpejtë dy ushtarakëve të tjerë, që po luftojnë me jetën! 🙏🙏🙏🙏😥😥🇦🇱🇦🇱🇦🇱

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.