Standard.al

Skandal/ Deti Jon i kalon Greqisë? Nuk e lag më rivierën e Shqipërisë

0

Profesori i Universitetit Bujqësor, Rigers Bakiu ka denoncuar skandalin e rradhës se si Agjencia Europiane pas azhornimit të hartave e mjedisit ka vendosur t’ia kalojë të gjithë detin shqiptar Jon, Greqisë.

Sipas denoncimit të Bakiut, në hartën e kësaj agjencie, ndarja mes detit Jon dhe atij Adriatik është shënuar me vijë blu nga ishulli grek i Korfuzit horizontalisht me brigjet italiane.

“Një ditë të bukur pranvere merr vesh se Deti Jon nuk e lag më rivierën e bukur të Shqipërisë. Ai zhduket në raportin e fundit mbi Rajonizimin Detar, përgatitur e publikuar në 2017 nga Agjencia Evropiane e Mjedisit. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë, sepse kërkohet një sensibilizim mbarëkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje. Është njoftuar nga unë edhe Kryeministria nëpërmjet Twitter”, shkruan Bakiu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.