Presidenti Meta rrëzon kërkesën e MAS për shkarkimin e Mynyr Konit

0
135

Presidenti Ilir Meta ka rrëzuar propozimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 39, pika 8, 10 të ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, pasi shqyrtova propozimin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr.4158/2 prot., datë 12.04.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.1169 prot., datë 15.04.2019, dekretoj rrëzimin e propozimit nr.4158/2 prot, datë 12.04.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni.

LEXO EDHE  “Shteti ka pushuar së ekzistuari”/ Ish-deputetja demokrate ngre alarmin: Ditë kritike për financat

Në pikën 2 të dekretit, Presidenti shprehet për vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni, sipas Dekretit të Presidentit të Republikës nr.9609, datë 26.05.2016.

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here